TURQI- Të paktën tre policë janë vrarë dhe një i katërt është plagosur rëndë sot në mbrëmje në juglindje të Turqisë me maxhorancë kurde, në një atentat që akuzohen rebelët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), sipas autoriteteve lokale.

“Viktimat patrullonin me kamion në distriktin e qytetit të Silopit, në kufij me Sirinë dhe Irakun, kur u sulmuan me raketa dhe automatikë”, theksoi një përgjegjës i shëbimeve loakle të sigurisë.

Ndërkohë që rebelët kurdë njoftuan javën e fundit përfundimin e armëpushimit të njëanshëm që e kishin dekretuar para zgjedhjeve të 1 nëntorit, që u fituan nga partia islamiko-konservator e presidentit, Recep Tayyip Erdogan.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: