Komuniteti LGBTI+ po e quan vdekjen e tre grave brenda pak ditësh një “krim urrejtjeje” që synon homoseksualët, pasi ato u sulmuan me kokteje molotov fundjavën e kaluar në Buenos Aires. Viktima e tretë, 43 vjeç , ka ndërruar jetë mëngjesin e së dielës, sipas autoriteteve shëndetësore. Gruaja e parë, 52 vjeçe, vdiq menjëherë pas zjarrvënies dhe e dyta, në të njëjtën moshë, të mërkurën e kaluar, pas zjarrvënies që ndodhi natën e së dielës së kaluar për të hënën (6 maj) në lagjen Barakas, në një ndërtesë, e cila është një lloj konvikti ku qëndrojnë disa familje, shpesh duke marrë me qira vetëm një dhomë.

Krimi u krye kur një 62-vjeçar, i cili jetonte prej vitesh në pallat, për një arsye ende të panjohur, hodhi një mjet ndezës të improvizuar, një koktej molotovi, drejt dhomës ku jetonte dhe strehohej një çift lezbikesh, e treta.

Rreth tridhjetë qiramarrës të pronës duhej të evakuoheshin urgjentisht. Autori i sulmit u arrestua në vend pasi tentoi të gjymtohej.

As policia dhe as gjyqësori nuk kanë folur ende për motivin apo sfondin e sulmit, por Federata LGBTI+ dhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e konsideruan atë një “krim urrejtje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb