DURRËS

Pikat kufitare dhe portet e vendit prej ditësh janë përballur me një fluks të  shtuar lëvizjesh, kryesisht në hyrje.

Gjatë ditës së sotëm karvane të gjata me mjete janë regjistruar në pikën kufitare të Morinës në Kukës dhe përgjatë “Rrugës së Kombit”, ku mijëra shqiptarë nga Kosova kanë vërshuar drejt Shqipërisë për të shijuar këto ditë të nxehta gushti. E njëjta situatë paraqitet edhe në portin e Durrësit.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Klodiana Haxhiaj raporton se nga Porti më i madh i vendit kanë hyrë  gjatë paradites së sotme tre tragete me 4600 pasagjerë si dhe rreth 1 mijë makina.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: