DURRËS

Pas kalimit të festave me familjarët e tyre, të shumtë janë emigrantët të cilët po largohen për në vendet e punës në Itali.  Gjatë  mbrëmjes së sotme priten të nisen tre tragete nga Durrësi drejt vendit fqinj me 2000  pasagjerë.

Dy nga tre  tragetet që do të nisën në orët në vijim kanë destinacion portin e Barit dhe tjetri do të ankorohet në Ankona.

Raportohet se në orët në vijim kushtet atmosferike do të përkeqësohen, ndërsa era e fortë do të jetë një tjetër shqetësim për mjetet lundruese dhe për pasagjerët.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: