NGA DRITAN HILA*


Topalli ju thotë socialistëve “kërmë”, Balla ja kthen “sorrë”, Braçe shan Halimin “legen”. “Qelbësira”, “shiko vajzen”, “”kriminel”, “hale”, “plehra”, “a e njeh motren çfare e ke”, jane leksiku i përditshem i salles. Treçereku i deputeteve nuk hapin gojë se s’dinë të flasin, ndërsa atë që flasin as që ju vjen era civilizim. Çdo mur nevojtoreje publike, nuk ka te zhgaravitura kaq shume pisllëqe sa përdoren në parlamentin shqiptar. A e dinë këta njerëz se çfarë nënkuptohet në botë me fjalën deputet? A e kuptojnë çfarë zvjerdheje po i bëjnë profesionit të politikanit në sytë e njerëzve? Kush e beson që nivele të tilla banale mund të bëjnë ligje civile dhe të na çojnë në Evropë?


Marre nga Facebook e autorit


Etiketa: