Tarifat e reja të vendosura nga Donald Trump për shumë vende anembanë botës kanë sjellë shumë shqetësime dhe ditën e sotme aksionet në bursë kanë rënë ndjeshëm, por kreu i Shtëpisë së Bardhë i qetëson.
Presidenti amerikan përsëriti besimin e tij se aksionet dhe ekonomia amerikane do të vazhdojnë të rriten, pavarësisht nga kolapsi i tregjeve globale të shkaktuar nga tarifat e shpallura dje.
“Tregjet do të lulëzojnë,” u tha Trump gazetarëve ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për në Florida, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me kaosin në Wall Street dhe tregje të tjera. “Vendi do të shpërthejë”, besimi i tij.
(BalkanWeb)