Është arrestuar me urdhër të SPAK Elton Goskova, i njohur ndryshe si “Reqi i Korçës”. Ai është arrestuar, pasi dyshohet se do të ndikonte te Lufar Reçi, i penduari i drejtësisë që me dëshminë e tij rihapi dy dosjet e bujshme të dy vrasjeve në Dibër, atë të Klodian Saliut dhe biznesmenit Vajdin Lamaj, për të cilët SPAK akuzon Emiljano Shullazin dhe Lul Berishën. Ai ka treguar detaje për këtë vrasje të ndodhur,
Në dëshminë e tij Reçi ka treguar takimin që ka bërë me Lul Berishën, që sipas informacioneve është bërë në kazinonë e tij, në të cilin ky i fundit i ka ofruar një marrëveshje sipas së cilës i penduari duhej të vriste Klodjan Saliun që në këmbim Berisha t’i vriste hasmin. Ky takim dyshohet të jetë bërë në fillim të shkurtit te stacioni i trenit në Tiranë, te kazinoja e Reçit.
Mësohet se Reçi ka zbuluar para SPAK se Lul Berisha i ka kërkuar atij, në shkurt të vitit 2005, që ti gjejë kallëpe tritoli për vrasjen e Vajdin Lamajt, në ashensor në banesën e tij. I penduari ka rrëfyer se bombën ai e ka përgatitur bashkë me Indrit Taullain, i cili i ka thënë se bomba duhej për të shpërthyer një makinë.
Në dëshminë e tij, Luftar Reçi mësohet se të ketë rrëfyer edhe një telefonatë që ka marrë nga muaji shkurt i vitit 2005 nga Lulzim Berisha. Ai ka thënë t’i gjejë nga ato të “nëntat”, (që ishin kallëpe tritoli), ku bëhej fjalë për një atentat të përgatitur nga Reçi për hasmit e tij në Dibër, atentat i parealizuar nga ai për arsye se hasmi i mbante me vete fëmijët e tij dhe unë nuk e bëri shpërthimin sepse nuk donte të vrsite fëmijët.
Reçi akuzohet për ashtu edhe për një tjetër ngjarje të ndodhur më datë 12 maj të vitit 2005, vrasja e Maksim Lalës. Reçi u kap në Allias, në një banesë të marrë me qira në këtë zonë të kryeqytetit, në afërsi të serave. Bashkë me Reçin, për vrasjen e Lalës u la në burg edhe nipi i tij, Taulant Elezi, që akuzohej si bashkëpunëtor.
Si ndodhi vrasja e Maksim Lalës?
Mëngjesin e datës 8 maj 2005, rreth orës 03:30, peshkatarët e zonave që gjuajnë rreth liqenit të Ulzës, pak kilometra larg Burrelit, dalluan flakët e një zjarri. Në kthesë, ku rruga ndahet me një degëzim nga ajo kryesorja, segment ky që të shpie në Ulzë, te vendi i quajtur sektori C, pranë një lokali të thjeshtë bri rruge, vend ku dhe tregtohet peshk, një makinë tip “Opel”, po digjej. Katër ditë më vonë, në mbrëmje, një tjetër peshkatar njofton në polici për ekzistencën e një objekti të dyshimtë, vetëm 100 metra larg vendit ku ishte gjetur makina e djegur. Rreth orës 20:30 të datës 12 maj, policë e peshkatarë të afruar në bregun e liqenit me varkë zbuluan trupin e një të riu, rrobat e të cilit ishin të djegura plotësisht. Kufoma i përkiste 31-vjeçarit Maks Lala. Hetimet zbuluan se Taulant Elezi, 21 vjeç, kishte njohje me Lalën. Në atë kohë, Elezi ishte arrestuar për vrasjen e taksistit Veli Mema, ngjarje e ndodhur më 10 korrik të vitit 2006, ndërkohë që policia filloi ta hetojë edhe për vrasje të tjera. Gjatë hetimeve doli në skenë dhe vrasja e Lalës që Elezi kishte kryer në bashkëpunim me familjarin e tij, Luftar Reçin.
Ky i fundit është vëllai i ish-biznesmenit Agim Reçi që është ekzekutuar në mënyrë mafioze.
Elezi dhe Reçi u akuzuan se kishin vrarë me armë zjarri, duke e qëlluar në pjesën e pasme të kokës, Maksim Aleks Lalën. Pas kryerjes së këtij krimi të rëndë, të dy kanë djegur trupin e viktimës me napalm, duke e hedhur në vendin e quajtur “Ura e kallamishtesh” në Burrel.
(BalkanWeb)