TIRANE – Tregtarët ambulantë që shesin pranë spitalit Nr.5 në Tiranë zhvilluan një protestë mesditën e sotme përpara derës së Bashkisë, pas konfiskimit të mallit nga tatimorët.

Dy përfaqësues të tregtarëve u pritën nga kreu i Bashkisë, Erion Veliaj, të cilit i kërkuan zgjidhje për problemin e tyre, pasi ndodhen në një situatë të rëndë financiare dhe nuk kanë mundësi të tjera për të siguruar jetesën.

“Na morën mallin nuk na lejojnë të tregtojmë, malli kushton. hapni vende pune, nuk kemi bukë të hamë.”- u shprehën tregtarët.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: