Disa fuqi perëndimore duken të vendosura për ta kthyer konfliktin e Ukrainës në një luftë botërore gjithëpërfshirëse, ka thënë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Duke folur me gazetarët në bordin e avionit presidencial teksa kthehej nga një samit i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Astana, të premten, Erdogan u ankua se “për fat të keq, ka vende dhe elementë në Perëndim që përkrahin një qasje që i hap rrugën Luftës së Tretë Botërore.”

Ai fajësoi prodhuesit e armëve për shtyrjen e agjendave të tyre ndërsa fuqitë perëndimore vazhdojnë të dërgojnë ndihmën ushtarake për Ukrainën. “Është e qartë se tregtarët e armëve kanë nevojë për para. Dhe tregu për tregtarët e armëve është Perëndimi”, tha Erdogan.

Kreu i shtetit turk tha se, në të kundërt, Rusia ka promovuar dialogun dhe një zgjidhje paqësore të konfliktit të Ukrainës. Ai tha se Ankaraja po e mbante gishtin mbi pulsin në lidhje me konfliktin dhe ai shpreson se Kievi dhe Moska do të nënshkruajnë së shpejti një marrëveshje paqeje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb