TIRANE- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka penalizuar me gjoba nga 300 deri në 500 mijë lekë bashkitë Tiranë, Shkodër, Fier, Durrës, etj; si dhe disa kompani që administrojnë tregjet e hapura të miratuara nga njësitë e qeverisjes vendore, apo edhe subjekte të ndryshme, të cilat nuk plotësonin kushtet higjenosanitare të tregtimit të ushqimeve.

Në një njoftim për shtyp, AKU bën të ditur se ka hasur pengesa në kryerjen e inspektimit ushqimor në tregjet e hapura nga pushteti vendor në rrugë, trotuare e shpesh herë vend e pavend nga individë që nuk janë objekt i inspektimit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Ndërkohë, që njësitë e qeverisjes vendore, nuk kanë marrë masat e duhura për menaxhimin e situatës së tregjeve në territoret që ato administrojnë, si dhe nuk kanë zbatuar detyrat funksionale të parashikuara në ligj, për lirimin e hapësirave publike, duke lejuar tregtimin e shumë personave që nuk janë të regjistruar në QKR dhe që nuk mund të inspektohen nga AKU.

Për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, mbrojtja e konsumatorit dhe garantimi i sigurisë ushqimore të tij, prevalon mbi gjithçka tjetër. Për këtë arsye, AKU ka vendosur që të marrë masa administrative me gjobë ndaj njësive të qeverisjes vendore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka penalizuar me gjoba gjoba nga 300 deri në 500 mijë lekë disa bashki, si dhe disa kompani që administrojnë tregjet e hapura të miratuara nga njësitë e qeverisjes vendore, apo edhe subjekte të ndryshme, si vijon:

QARKU TIRANË

Bashkia Tiranë, gjobitet 300.000 lekë për tregjet te Pazari i Ri dhe Hamdi Pepa në Kombinat.

Bashkia Kamëz, 300.000 lekë për tregun Agroushqimor

Bashkia Rrogozhinë, 300 mijë lek, për tregun Agoushqimor

Dy subjekte private që menaxhojnë tregje të hapura në territorin e Bashkisë Tiranë, Rr.Him Kolli dhe Kodër Kamëz, me nga 300 mijë lek secilin.

QARKU SHKODER

Bashkia Shkodër, gjobitet me 500.000 lekë

Paralajmërime dhe lënje detyrash për 14 subjekte

QARKU FIER

Bashkia Lushnjë, 300.000 lekë

Bashkia Ballsh, 300.000 lekë

Bashkia Roskovec, 300.000 lekë

QARKU DURRES

Detyra për administratorët me afat 10-ditor për plotësimin e kushteve në dy subjekte private për:

Tregun e fruta-perimeve dhe produkteve ushqimore në Lagjen 14, Rr. Vath Truja, territor i Bashkisë Durrës.

Tregun e fruta-perimeve dhe produkteve ushqimore në qendër Fushe-Krujë.

QARKU VLORE

Bashkia Vlore, 300.000 lekë

Bashkia Sarandë, 300.000 lekë

QARKU GJIROKASTER

Administratori i tregut në Përmet, 300.000 lekë

QARKU LEZHE

Bashkia Lezhë, gjobë 300 mijë subjektit kontraktor, përgjegjës për administrimin e Tregut të hapur.

Bashkisë Lezhë, iu lanë detyra për përmirësimin e kushteve në dy tregje të qytetit, si dhe largimi i ambulantëve nga rrugët.

Bashkia Kurbin, 300.000 lekë gjobë për tregun e mishit dhe kafshëve të gjalla Milot, si dhe paralajmërim më afat 20-ditor për përmirësimin e kushteve në tregun Laç.

QARKU DIBER

Bashkia Bulqizë, gjobë 300.000 lekë për tregun Shupenzë

Paralajmërime për bashkitë Peshkopi, Burrel dhe Klos, për kontrollin e hapsirave publike dhe menaxhimin e tregjeve.

QARKU ELBASAN

Gjoba dy subjekteve private me nga 100.000 lekë gjobë

Paralajmërime me afat 20 deri në 30 ditë për bashkitë dhe personat që administrojnë tregjet e hapura Elbasan, Gostimë, Belsh, Mollas, Pajovë, Papërr, Qukës.

QARKU BERAT

Gjobe 1 subjekti (Tregu i lire Poshnje) në vlerën 300.000. Aktiviteti në territorin e bashkisë Ura Vajgurore.

Baza ligjore:

o Ligji për Ushqimin, Nr. 9863 datë 28.01.2008 (i ndryshuar)

o Ligji Nr.10465 dt.29.09.2011, Për Shërbimin Veterinar (i ndryshuar)

o Ligji 139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”, nenet 28 dhe 66, “detyrat e administrates se njësisë vendore”.

Problematikat e konstatuara:

* Mugesë e kushteve higjeno-sanitare

* Mungesë e kushteve për ruajtjen dhe dhe tregtimit të produkteve ushqimore sipas natyrës

* Mungesë plani DDD

* Mungesë librezash shëndetësore.

* Kushtet higjieno-sanitare e veterinare

* Mospaisja me fletë-analize e produkteve dhe nenprodukteve shtazore.

* Therja e kafshëve në natyrë ose në pika therjeje të palicensuara.

* Mosrespektimimi i kushteve të transportit të kafshëve të gjalla dhe mishit në këto tregje

* Mosrespektimi i temperaturave të ruajtjes transportit dhe tregtimit të produkteve ushqimore me origjinë shtazore

* Nuk garantohet gjurmueshmëria e produkteve ushqimore

* Tregjet e miratuara nga bashkitë, apo të cilat mbikqyren nga administrator, nuk garatojnë ujë dhe nyje higjienike për këta tregtarë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: