ANGLI – Bandat shqiptare kanë marrë kontrollin e tregut të kokainës në Mbretërinë e Bashkuar duke imituar “modelin Amazon” të përdorimit të fitimeve, duke ofruar produkt me cilësi të lartë dhe me çmimin më të ulët të mundshëm, raporton The Sunday Times.

Asg

Tony Saggers, ish-kreu i antidrogës në Agjencinë Kombëtare të Krimit (NCA), tha se suksesi i jashtëzakonshëm i kriminelëve të Ballkanit në Britani nënkuptonte se çmimi i kokainës ishte ulur me një të tretën në 5 vjet, pra  në 30 mijë paund për kilogramë.

Në një konferencë, ai tha se shqiptarët kanë zhdukur rivalët për një arsye shumë të thjeshtë: Ata kanë krijuar marrëdhënie direkte në Amerikën Latine, rajoni ku prodhohet më së shumti kokaina në botë.

Siç shprehet ai, grupet e personave ofrojnë produkte me cilësia të lartë, kundrejt një çmimi më të leverdisshëm.

Kjo strategji tregon se grupet janë fuqizuar me ritme të shpejta, pasi duke kontrolluar pjesën më të madhe të tregut, krijon mundësi për të maksimizuar fitimin.

Si rrjedhojë, konkurrenca nuk është në nivelet e larta dhe kjo iu shërben grupeve, të cilat merren me shkëmbimin e kokainës.Eksperti anglez, nëpërmjet skemës tregon se si rritet çmimi i kokainës, teksa përshkon shtete të ndryshme nga origjina në Kolumbi deri në destinacion përfundimtar në Angli. Këtu vihet re se Holanda është një portë e madhe hyrëse e sasisë së drogës nga Amerika Latine drejt Mbretërisë së Bashkuara.

Methode2fsundaytimes2fprod2fweb2fbin2f35b7fecc Be8f 11e8 932b 420233c3f158

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb