BULQIZE

Fermerët e Bulqizës po përballen me mungesën e tregut të shitjes për prodhimet e tyre.  Edhe pse vitin që shkoi ka pasur prodhime të bollshme, kto të fundit tashmë kanë mbetur stok si pasojë dhe  e konkurencës së tregut maqedonas.

Një ndër fermerët e zhgënjyer nga puna në fshat është Xhavit Muka nga fshati Çerenec i Sipërm. Ai  thotë se është kthyer nga emigrimi në Itali dhe ka krijuar plantacione të mëdha me mollë, arra e qershi. Por edhe pse ka pasur superprodhim, ai është përballur me mungesë tregu, pasi sipas tij prodhimi maqedonas hyn me çmim më të lirë.

Duke parë se çdo vit prodhimet e tij po kalben e nuk po shiten, Xhavit Muka thotë se do të rikthehet bashkë me familjen në itali.

Një  tjetër  fermer  i  zhgënjyer është  Roland Miftari i cili thotë se ka punuar për mbledhjen e gjithë prodhimit, e tani po punon për hedhjen e tij në lumë, pasi nuk ka patur treg shitje.

Shkak për hedhjen e prodhimeve vec mungesës së tregut të shitjes  i cili  konkurohet nga  prodhimi maqedonas  është bërë dhe mungesa e dhomave frigoriferike në zonën e Bulqizës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb