Në emisionin ‘Open’ në News24 gazetari Julian Kasapi, tha se shqiptarët e përshirë në organizata kriminale shpesh janë në rolin e transportuesit apo atë logjistik, duke marrë përsipër detyra që janë edhe më të ekspozuara dhe të rrezikshme.

Nga ana e tij, gazetari Poli Hoxhi u shpreh se krimi i organizuar shqiptar ka krijuar një trekëndësh, duke u shtrirë në Amerikën Latine, Europë dhe po ashtu në Australi.

Pjesë nga biseda në studio:

Poli Hoxha: Ne dimë ato që ka shkruan mediat braziliane. Operacioni është ndjekur nga DEA, ka edhe bashkëpunime. Rastit të Altin Drimadhës i është identifikuar një ortak. Gjithë habia është krimi i organizuar shqiptar ka bërë një trekëndësh, është shtrirë në Amerikën,  Europë dhe Australinë.

Julian Kasapi: Kam ndjekur çështjen…Të marrësh roje nuk të bën kreun e një grupi kriminal.

Poli Hoxha: Sasia aq e madhe , ajo të bën.

Julian Kasapi: Ajo që po them është se merren edhe me pjesën logjistike

Glidona Daci: Fakti që ka arritur të krijojë  një identitet, dhe i ka shkuar në mendje të krijojë një identitet që nuk ekziston në Shqipëri. Dritan Rexhepi, personi më i kërkuar rezultonte identitetin Lulzim Murata. Fakti që Altin Drimadha, ky personazh kishte në dorë 1 ton lëndë narkotike nuk mund të themi se është një ushtar i vogël. Po ashtu është përfshirë DEA amerikane dhe polica federale braziliane , tregon që nuk është person dosido.

Poli Hoxha: Zinxhiri është i atij lloji që janë të përfshirë të gjithë kombësitë.

Julian Kasapi: Rasti i dokumentuar me investitor shqiptar është rasti i Gramoz Rexhepit dhe Remzi Azemit.

Ish-prokurori Eugen Beci: Shqiptarët përgjithësisht kryejnë punë jo vetëm të vështira por edhe punë që sjellin përfitime të shpejta. Pra çdo organizatë kriminale jep shpërblimin për këtë pjesë. Që të përcaktojmë rolet e njerëzve duhet të kemi të gjithë njerëzit të arrestuar. Krimi i organizuar i jep efektet këtu.

Poli Hoxha: Në prokurori janë bërë halabakët faktor. Janë kapo apo jo, ka dy gjëra që janë alarmi i madh , pasoja në ekonominë shqiptarë me pastrimin që akoma s’ja kemi dëgjuar bumin dhe ka pasoja të tmerrshme sociale. Kemi një brez që shkojnë punojnë për të tillë  raste, këta adoleshentë që ikin në Londër, Spanjë , shkojnë për ‘shtëpi bari’. Gjithë rinia shqiptare është lëshuar për të punuar për këto organizata, të gjithë të rinjtë janë ushtarë që punojnë për këto organizata. Rekrutohen që këtu…

Glidona Daci: Është ideja e pasurimit të shpejtë…

Julian Kasapi: Në Belgjikë para një viti kapet një sasi droge që kishte mbërritur nga vendet e Amerikës Latine dhe sekuestrohen nga policia dhe nuk jepet njoftim. Vriten tre shqiptarë , një në Ekuador dhe dy në Belgjikë. Kjo tregon se ka role e role në një organizatë kriminale, por vrasja e shqiptarëve tregon se këta janë persona që kujdesen për transportin për pjesët logjistike dhe shkojnë në vende që bëjnë punë të rrezikshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: