TIRANE

Çdo fundviti pritet të shpallet se cila ishte ngjyra më dominuese e vitit, sigurisht duke marrë parasysh të gjithë tendencat e ndjekura nga industritë e modës.

Arredimi i shtëpisë varet nga shijet e pronarëve por edhe nga këndvështrimi se si e shikojmë shtëpinë. Disa prej tyre, secilën dhomë e konsiderojnë më vete dhe jo pjesë të shtëpisë, të tjerë kur vjen fjala për arredimin e saj e konsiderojnë si një të tërë.

Rëndësi të madhe ka edhe stili që përdorim në arredim pasi në fund të fundit ai përfaqëson shijet dhe të zotët e shtëpisë. E ftuar në Vila24 arkitektja Anila Hetoja zbuloi për Vila24 tendencat e këtij viti në arredimet e shtëpive.

“Ne akoma ngelim te stili konteporan dhe minimalist për shkak të kostove, të pakët janë ata që kërkojnë ndryshime të mëdha. Po falë teknologjisë arredimi ka arritur në nivelet më të larta. Synimi tani nuk është salloni pritjes por vëmendja po kalon te dhomat e gjumit. Ka kërkesa për oxhak në dhoma gjumi, në këtë rast po flas për shtëpi të dyta në zona malore që një shtresë e caktuar ka”- tha Hetoja për News24.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb