IZRAEL-Një hap shumë i rëndësishëm është bërë në Izrael në lidhje me transportin hekurudhor. Bëhet fjalë për një tren me shpejtësi të madhe që nga Jeruzalemi mbërrin në aeroportin e Ben Gurion të Tel Aviv në 20 minuta, gjysma e kohës që bëhej më parë për ta arritur qytetin me makinë.

Një inovacion në krahasim me trenin e vjetër, të cilit i duhej më shumë se 2 orë për të arritur në këtë destinacion. Treni i ri pritet të inaugurohet në mars, por puna për përgatitjen e linjës, duket se është më e ngadaltë seç është parashikuar dhe mund të ketë vonesa.

Projekti ka nisur shumë vite më parë dhe është planifikuar për herë të parë në fillim të viteve 90-të, por rihapja e këtij projekti i takon vitit 2008. Linja e re përbëhet nga 40 kilometra tunel dhe tetë ura, por Shteti Izraelit ka si objektiv edhe një stacion në Murin Perëndimor, që ndodhet në zemër të konfliktit izraelito-palestinez.

Kryeministri Benjamin Netahyahu, që ka testuar trenin e ri ka theksuar se bëhet fjalë për një ‘ditë historike’ dhe fillimin e një ‘ere të re’. Ndërsa ministri i transporteve Yisrael Katz ka nënvizuar që është një ditë feste për Jeruzalemin. Më në fund qyteti fillon të jetë realisht i lidhur me të gjithë vendin. Për momentin treni nuk mund të arrije ende në qendër të Tel Avivit, por na duhet të presim fillimin e 2019.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb