Fitorja me Vllazninë ishte e treta që Dinamo e arrin nga minuta e 90-të e më pas. Të trija fitore që blutë kanë në këtë kampionat, janë “vulosur” pikërisht nga minutat e fundit.

Kujtojmë që Bregu shënonte me penallti po në “Elbasan Arena” ndaj Elbasanit dhe blutë i gëzoheshin fitores së parë. Po në këtë stadium shënonte Mandela në minutën e 90-të golin e fitores 2-1 ndaj Skënderbeut. Dhe së fundi i njëjti rezultat i fiksuar ndaj Vllaznisë në minutën e 95-të nga sulmuesi vlonjat.

Në kohën shtesë skuadra kryeqytetase ka shënuar edhe në derbin me Partizanin. Në atë ndeshje ishte Vila që i jepte një pikë Dinamos, duke realizuar me kokë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb