E veçanta e kësaj jave në Superiore ishte që në çdo ndeshje u shënua të paktën një gol. Dy skuadra vendëse arritën të dilnin me fitore, si Tirana dhe Bylis, ndërsa dy arritën të fitojnë në transfertë si Elbasani dhe Skënderbeu. Vetëm një përballje përfundoi në barazim, ai mes Dinamos dhe Teutës.
* Në total u shënuan 12 gola, ku ndeshja mes Bylisit dhe Vllaznisë ishte me një të vetëm. Në këtë javë nuk arritën të tundnin rrjetën vetëm Partizani dhe Vllaznia.
* Dhjetë gola nga 12 të shënuar gjithsej u arritën nga lojtarë të huaj. Dy dopieta si Zharmuni i Tiranës dhe Bismark. Da Silva për Bylisin dhe Melo për Laçin.
Në Rrogozhinë shënuan Leo Melo dhe Tsague për Elbasanin, ndërsa Fernando për Egnatian. Po ashtu edhe Ernest. Në Dinamo-Teuta, autorët e golave ishin shqiptarë, Zabërgja për vendësit dhe Gjinollari për durrsakët.
* Tri penallti u akorduan në këtë javë. Dy në favor të Tiranës dhe një për Egnatian. Sa u përket kartonëve të verdhë, në total ishin 24 të tillë, ndërsa u regjistrua vetëm një karton i kuq, të cilin e mori Bajrami i Vllaznisë.