Në Shqipëri gjallon akoma edhe për pak… kryeministri tribal qeveria tribale, parlamenti tribal, drejtësia tribale, media e analiste tribalë, që janë të gjitha pjesët e një grupi të vogël e në minorancë aq të vogël sa edhe tributë janë në raport me shumicën dërrmuese të njerëzve, në Shqipëri e kudo në botë, që jetojnë liritë dhe modernitetin e shëndetshëm të demokracisë.


Fundi i tribuve ka qenë i pashmangshëm, sepse ato kanë qenë thjesht atavizma dhe provë të një bote, që njerëzimi e ka refuzuar, e ka shembur dhe e ka përmbysur pa kthim.
Tribalët në pushtet siç po e kanë qëndrimin të pështirë e të neveritshëm ashtu po e gatuajnë edhe fundin e tyre pikërisht si zvarranikë, si gore rrugësh apo prostituta të rëna nga vakti.


Sot ndryshimi i kërkuar është sërish epokal.
Tentativa për të ndërtuar shtet të së drejtës dhe puna e këtyre thuajse 30 viteve si dhe dëshira e shqiptarëve për ta pasur atë, janë rrënuar nga tribalët në pushtet.


Shteti i së drejtës është zëvendësuar nga shteti i partisë, thënë me thjesht nga tribalizmi rilindas.
Avokatia qeveritare herë me ca këlyshë të gjatë e herë me ca shkurtabiqër, apo herë me zë të trashë e herë me zë të hollë është klithma e tribalizmit kundër barazisë dhe drejtësisë së barabartë, në emër të një padrejtësie që denon, masakron dhe shtyp te njerëzit e zakonshëm në emër të grupit tribal rilindas.

Parlamenti i qindra mijërave njerëzve të zakonshëm, punëtorë, të ndershëm dhe me karakter të fortë është zëvendësuar nga ca tuafeër, njerëz të shpëlarë nga karakteri dhe me një idiotësi politike të padëgjuar.

Sot ndarja nga ky lloj tribalizmi rilindas, që ka rrëmbyer dhe po plaçkit Shqipërinë është jetik sa vetë oksigjeni për jetën, sa vetë uji për tokën, sa vetë dielli për njerëzimin.
Asnjë kompromis s’mund dhe s’do të ketë me tribalizmin rilindas.

Kompromisi me të do të thotë zero liri, zero drejtësi, zero barazi, zero demokraci dhe nga ana tjetër do të thotë sundim i ditëve të zeza, i shtetit të zi, i parlamentit të zi, i drejtësisë së zezë, i medias së zezë, i analistëve të zinj dhe i dhunës së zezë mbi njerëzit e zakonshëm.

Sot shqiptarët përballen edhe me media tribale edhe me analistë tribalë, që ndryshe nga tributë antike ku kapua i tribusë u hidhte nga një copë mish nga kafsha e shqyer e gjahut, këtyre të sotmëve kapua i qeverisë tribale u hedh trastat e qelbura të parave, që u ka vjedhur shqiptarëve të zakonshëm që të ushqehet media tribale për të prodhuar vjelljen e përditshme erëqelbur të tyre mediatike të saj.

Këto media e analistë tribalë urrejnë vendin, urrejnë njerëzit e zakonshëm, urrejnë lirinë, ato duan vetëm paranë e fëlliqur llumin e amoralitetit, padrejtësinë, diktaturën dhe çdo gjë, që iu mbush xhepin e tyre dhe kënaq kapon e tribusë në pushtet.

Aprofesionalë, bajatë,me një kulturë vajtuese, provincialë e mediokër, analistët e  mediat tribale janë sot një trup i huaj, një zgjatim atavik në trupin e një shoqërie, që masivisht i neverit, i refuzon dhe i përbuz këta çirakë e sejmenë të një tribuje, që aksidentalisht qeveris Shqipërinë.

Edhe fundi i tribalizmit mediatik është shume afër sepse është i njohur dhe i paralajmëruar botërisht fundi i këtij soji tribalizmi mediatik.
Shqipëria do të ndahet nga tribalizmi shumëkëmbësh rilindas, që është tkurrur e rrëgjuar dhe kuis në grahmat e fundit dhe këtë nuk e ndal dot më kërkush.

Ndryshimi e ka marrë udhën e tij pa kthim. Të ecim të gjithë në këtë udhë të ndritshme e të mirë. Udhë tjetër nuk ka….