BEOGRAD- Shqipëria dhe Serbia do t’u propozojnë zyrtarëve të Bashkimit Europian projekte të përbashkëta që të mund të financohen nga fondet e unionit për Ballkanin Perëndimor. Ky njoftim u bë i ditur nga sekretari serb i shtetit për Ndërtimin, Transportin dhe Infrastrukturën, Dejan Trifunoviç. Të dy palët kanë rënë dakord se cilat projekte prioritare do të propozohen ku përfshihen dy rrugë, dhe katër linja hekurudhore deklaroi zyrtari serb.

Ky është realizimi i marrëveshjes mes kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe homologun e tij nga Shqipëria, Edi Rama, dhe grupet e punës së të dy palëve janë takuar tashmë katër herë që nga janari, vuri ai në dukje.

Serbia dhe Shqipëria do të propozojnë projektet e tyre prioritare në kuadër të konferencës së dytë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila do të mbahet në Vjenë në muajn gusht të këtij viti.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb