Nga Zonja Katerina
Përbërësit

6-8 peta, 300 gr hurma arabie, 350 gr maskarpone, 2 bustina vanilje

Sherbeti:

1 ½ gotë sheqer, 1 gotë ujë, Kanellë, karafil, Lëkurë limoni, Lëkurë portokalli, Miks erëzash.

Përgatitja

Presim hurmat e arabisë me thikë shumë hollë dhe i përziejmë me djathin e shkrirë dhe vaniljen.

Vendosim petët në tavolinën e punës dhe çdo petë e presim në 3 shirita për së gjati. I lyejmë petët me gjalpë dhe më pas në çdo shirit pete vendosim nga një lugë nga masa e përgatitur me maskarpone dhe hurma arabie. I mbështjellim petët në formë trekëndëshi dhe i vendosim më pas në një tavë. Pasi t’i kemi përfunduar trigonat i vendosim të piqen në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 15-20 minuta.

Ndërkohë përgatisim sherbetin dhe e lemë të ftohet. Pasi trigonat të jenë pjekur i vendosim një e nga një në sherbet dhe më pas i vendosim në një pjatancë dhe i kemi gati për ti servirur.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: