Nga: ZONJA KATERINA

600 gr miell për kek, 6 kokrra vezë, 500 gr pana pasticerie, 2 gota qumësht, 1 gotë qumësht të kondensuar, 300 gr salcë karamel

Rrahim vezët mirë, më pas shtojmë miellin duke e trazuar mirë me vezët. E hedhim masën e përgatitur në një tavë ku kemi shtruar letër pjekje dhe e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë për 25-30 minuta (duhet të kemi kujdes që ta ngrohim furrën në fillim për 5 minuta në temperaturën 200 gradë dhe më pas ta ulim në 180 gradë)

Pasi të jetë pjekur e kthejmë përmbys, heqim letrën e kuzhinës dhe e lemë të ftohet. Ndërkohë përziejmë panën me qumështin dhe qumështin e kondensuar dhe pasi keku i trileces të jetë ftohur ia hedhim sipër. E lemë pak kohë që tre llojet e qumështit të përthithen dhe më pas e lyejmë të gjithë sipërfaqen me salcë karamel.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: