Elseid Hysaj ishte shumë pranë një transferimi të mundshëm te Atletico Madrid por insistimi i Napolit për vlerën e kartonit të shkodranin, me De Laurentiis që kërkonte minimalisht 20 milion euro, bëri që klubi spanjoll të ndryshoj destinacion. Atletico është shumë pranë mbylljes së marrëveshjes me Kieran Trippier, me mbrojtësin e Tottenham që pritet të zbarkoj në Madrid.

Hysaj Tottenham
Hysaj Tottenham

Largimi i Trippier lë një boshllëk në krahun e djathtë të ekipit londinez dhe sipas “Sportmediaset”, “gjelat” kanë kthyer vështrimin nga Hysaj. Nuk është një sekret që Hysaj dëshiron të largohet nga Napoli, as klubi nuk ka ndërmend ta pengoj por jo pa marrë fillimisht atë që kërkojnë. Trippier pritet të largohet për 30 milion euro, shumë e cila do ti lej Tottenhamit të gjejë pasuesin e duhur.

Kieran Trippier
Kieran Trippier

Largimi i Trippier hap edhe skenarë të tjerë pasi kandidat për të marrë vendin e tij është dhe Alessandro Florenzi. Nëse italiani largohet për në Londër atëherë Roma është e detyruar të gjejë një zëvendësues.

Hysaj
Hysaj

Vetëm ditën e djeshme mediat italiane shkruan për një interesim të klubit kryeqytetas për mbrojtësin shkodran.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: