FIER

“Triptik për Paqen”. Në kuadër të Javës së Europës Bashkia Fier i ka lënë një vend të veçantë art-mesazhit: Paqe, Harmoni e Tolerancë mes popujve. Mbremjen e djeshme eshte zhvilluar koncerti klasik “Triptik për Paqen”, një bashkpunim me delegacionin Europian në Shqipëri, orkestra e RTSH ajo Filarmonike e Fierit KORI MIX Selanik Greqi , Kori i Filarmonisë së Prishtinës KOSOVE, KORI P. Jakova etj, sollën artin botëror në këtë skenë, që sipas mjeshtres së korit miks të Selanikut Meri Konstandonou, është një bashkëpunim i frytshëm dhe tepër efikas, pasi bën bashke artin, njerëzit dhe Europën.

Mbrëmja erdhi magjike nën interpretimin e solistëve lirikë si Josif Gjipali , Ardita Meni , Klodian Kacani, Giovani Guardino, etj. Kryedirigjent i 60 minuta koncert ka qene italiani Ettore Papadia, dhe dirigjent te shfaqes Valmir dhe Mariana Xoxa.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Agron Xoxa, kreu i drejtorise e artit dhe kultures prane bashkise së Fierit do të shprehrej se kjo skene, e bën Fierin edhe një herë kryeqendër të Europës, pasi këtu janë ngjitur emra të mëdhenj, që kanë luajtur kreveprat botërore, që kanë shoqëruar gjithë rrugëtimin e vendeve europiane.

Vleresime për këtë prurje shprehu edhe drejtoresha e arsimit në Fier, Yllka Beci. Skenari dhe libreti i këtij produksioni i ishin besuar një emri të njohur, Petrit Ruka. Në 60 minuta eshte prezantuar historia e Europes ne nje produksion multimediaj , skenik dhe muzikor, i vecante për nga format dhe përmbajtja, që erdhi në Fier pas kryeqytetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: