Liverpool, Arsenal dhe Aston Villa arrijnë të përfaqësojnë denjësisht Premier League angleze në Champions League, duke siguruar kualifikimin direkt mes më të mirave.

Liverpool ishte skuadra e vetme që vinte në prag të përballjes së fundit në fazën e ligës me pikë të plota pas 7 fitoreve radhazi. Në “Philips Stadion” të Eindhovenit, skuadra e Slot vinte me disa titullarë pushim, me teknikun holandez që aktivizoi ndaj kampionëve holandez të Psv lojtarët që kishim më pak minuta këtë sezon. Sfida përfundoi 3-2 në favor të vendasve me të 5 golat që u realizuan në fraksionin e parë. Gakpo dhe Elliot ishin autorët e golave për miqtë, por me “The Reds” që nuk ishin në gjendje të ruanin avantazhin, pasi PSV përmbysi gjithçka falë golave të Bakayoko, Salibati dhe Pepi. Gjithsesi Liverpool pavarësisht kësaj humbje, e mbyll fazën e ligës në vendin e parë të renditjes, ndërsa Psv shkon në Play Off aty ku do të përballet me Juventus ose Feyenord.

Fitore me përmbysje dhe tepër të rëndësishme arriti edhe Arsenali i Mikel Artetës. “Topçinjtë” fituan në transfertë ndaj Gironës, me shifrat 1-2, duke e mbyllu fazën e ligës në vendin e 3.

Sfida nisi më mirë për vendasit që kaluan në avantazh me Danjuma në minutën e 28. Megjithatë londinezët përmbysën rezultatin brenda fraksionit të parë falë penalltisë së Jorginhos dhe golit të të riut të talentuar Nwaneri. Në fund vlen për t’u përmendur edhe një 11 metërsh i humbur nga Sterling.

Ndërkohë mungon City mes 8 më të mirave, por Liverpoolin dhe Arsenalin i shoqëron skuadra e Aston Villës. Ekipi i drejtuar nga Unai Emery arrin të kualifikohet, duke u renditur në vendin e 8, me 16 pikë, pas suksesit që arriti ndaj Celtic me shfirat 4-2. Rogers realizoi dy herë për vendasit brenda 5 mintuash lojë, por skocezët reaguan me dopietën e Idah. Watkins dhe Rogers do të shënonin dy gola në pjesën e dytë për Aston Villën, duke siguruar kështu kualifikimin për në fazën me eleminim direkt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: