Ish-deputeti i Gjirokastrës Tritan Shehu thotë se janë 2500 protestues nga ky qark që do të marrin pjesë në protestën e opozitës sot në Tiranë.

Shehu shkruan në një postim në “Facebook” se shumica e banorëve të Gjirokastrës me zemër e me mendje do të jenë në Tiranë sot në darkë. Ai rendit më pas disa nga arsyet se përse do të protestohet sot.

POSTIMI I SHEHUT

Qarku i Gjirokastrës, i vendosur te mbroje vlerat e demokracisë e pluralizmit,  përsëri në “rruge” drejt Tiranës.

Janë rreth 2500 protestues nga Gjirokastra, Përmeti, Libohova, Tepelena, Dropulli e Këlcyrë, që do t’i bashkohen protestës së sotme.

Në fakt është shumica e banorëve të atij qarku, që gjithmonë ka qenë në radhë të parë për të mbrojtur atë që është më e shenjtë për Shqipërinë e shqiptarët, që me zemër e mendje do të jenë në Tiranë sot në darkë.

Do jenë në Bulevardin “Dëshmoret e Kombit” pikërisht për të protestuar kundër varfërisë, papunësisë, diskriminimit, kundër atrofizimit të universitetit aty, degradimit të sistemit shëndetësor e arsimor, faktit që janë të detyruar të braktisin me mijëra atë trevë me vlera, pasuri e mundësi të mëdha etj.

Të gjithë sot në Tiranë për t’i hapur rrugë ndryshimit!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb