Prej kohësh është kërkuar nga deputeti i opozitës, Tritan Shehu një interpelancë me kryeministrin Edi Rama në lidhje me njohjen dhe dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.

Deputeti demokrat njofton se interpelanca më në fund është pranuar dhe do të mbahet nesër paradite në seancën e radhës në Kuvend.

“Interpelanca: “Njohja, denimi i genocodit serb ne Kosove, asistenca ndaj Prishtines per prezantimin nderkombetar te tij”! E kerkuar nga une me Kryeministrin Rama, do te zhvillohet neser para dite ne seancen plenare. Faleminderit”, njofton Tritan Shehu.

Tritan Shehu
Tritan Shehu

Mirëpo, burime për BalkanWeb konfirmojnë se kryeministri Edi Rama nuk do të jetë ditën e enjte në seancën e Kuvendit për shkak të agjendës së paracaktuar. Kreu i  qeverisë e ka deleguar interpelancën te ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Interpelanca do të jetë pika e tretë e rendit të ditës të punimeve të seancës parlamentare.

Kuvendi Seanca Interpelanca
Kuvendi Seanca Interpelanca

Vetë, Rama do të jetë në Mal të Zi ku do të marrë pjesë në punimet e Samiti Rajonal të liderëve. Ky Samit pritet që t’i bëjë bashkë liderët rajonalë, përfshirë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti por dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Pjesëmarrës do të jenë edhe Komisioneri Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheley si dhe Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb