TIRANE

Ish deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se në Këlcyrë po përsëritet një ‘Astir’ i dytë. Përmes një postimi në Facebook, Shehu shprehet se kërkohet të shemben 25 objekte ne qendër të Këlcyrës, midis te cilave shume shtëpi banimi të ndërtuar aty vite e vite me pare.

“Banorët po protestojnë për t’u njohur me projektin e detajuar te asaj zone, detyrim ky ligjor shtetëror, por i pa realizuar”- thotë ndër të tjera Shehu.

Postimi i plotë:

Ne Kelcyre po perseritet nje “Astir” i dyte!
Sot ne ate bashki po protestohet kunder arbitraritetit dhe arrogances qeverisese, lokale dhe qendrore.
Kerkohet te shemben 25 objekte ne qender te Kelcyres, midis te cilave shume shtepi banimi te ndertuar aty vite e vite me pare.
Banoret po protestojne per tu njohur me projektin e detajuar te asaj zone, detyrim ky ligjor shteteror, por i pa realizuar.
Kerkojne qe me tej, nqs ky projekt do te realizohet, shpronesimi te behet mbi cmime reale dhe jo arbitrare e qesharake ne vlere keto.
Fatkeqesisht per keto kerkesa te drejta, te adresuara nga qytetaret prej javesh ndaj Bashkise se Kelcyres dhe institucioneve te tjera shteterore, ka vetem nje heshtje, duke shtuar keshtu dyshimet edhe per nje veper korruptive aty.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: