TIRANE

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu e cilëson reagim ekstrem veprimin e policisë për të hedhur gaz lotsjellës gjatë protestës së sotme. Ai thotë se prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet.

POSTIMI I PLOTE
Prokuroria duhet menjehere te filloje hetimet per reagimin ekstrem te policise me gazet tosike te perdorura sot ne shkalle te gjere.
Ne protesten e sotme shqiptaret tranzmetuan dy karakteristika, qe perbejne nje garanci per zhvillimet e neserme, masivitetin me te madh ne historine e protestave tona me vendosmerine e pa lekundur per te luftuar per te drejtat themelore, per tju kundervene krimit, korrupsionit, arrogances, varferise etj.
Regjimi demostroi perseri jo vetem arrogance e dhune, por dhe pa pergjegjshmeri te plote ne reagimin e tij ekstrem.
Perdorimi masiv i gazeve toksike, jo vetem ndaj atyre qe kaluan kordonin policor, niveli shume i larte toksicitetit te tyre me pasoja serioze mbi shendetin e mijra e mijra qytetareve, gazetareve, protestuesve paqesore, perben nje veper te rende penale.
Sot krahas lartesimit te pergjegjshmerise qytetare, zullumet e qeverisjes u trashen se tepermi.
“Zullumi keputet duke u trashur”, askush nuk duhet ta harroje kete.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb