Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu përmes një statusi në profilin e tij në Facebook e konsideron Parlamentin shqiptar të rrezikshëm.

Sipas tij, Presidenti Ilir Meta ka të gjitha arsyet që ta shpërndajë.

STATUSI I PLOTE

Ky Parlament eshte jo vetem antikushtetues, por dhe i rrezikshem!
Meta e ka te gjitha aresyet dhe kompetencat ta shperndaje.
Qe prej nxjerrjes se Dekretit legjitim dhe te domosdoshem te tij per anullimin e dates se zgjedhjeve lokale te 30 Qershorit, po imponohet hapi i shperndarjes se Kuvendit.
Ky Parlament antikushteues nga numri i tij prej 122 deputete mbi 140 te domosdoshem, menyra e implementimit formal te vendimit per dorrezimin e mandateve, menyra e “peshkimit” te 42 “pupaceve”, procedurat e pa ligjeshme te veprimit te tij, faktet e fundit ne deformimin e votes etj, ka humbur cdo te drejte per te funksionuar.
Miratimi me 100 vota i nje “flet rrufeje” ne forme rezolute pa asnje vlere, si kundervenie ndaj Dekretit presidencial, qe po perdoret per te vazhduar procesin antikushtetues te zgjedhjeve vendore, e inkriminon rende kete Parlament.
Provokacioni per te futur aty nje nga projekt ligjet me te erreta, ate te pengimit te shqiptareve ne levizjen e tyre te lire, eshte kriminal.
Se fundi eshte fillimi i procedurave te shkarkimit te Presidentit, e ngjashme kjo me nje grusht shteti Parlamentar.
Pra tashme kemi te bejme jo vetem me antikushtetushmeri, por dhe me rrezikeshmeri te ketij Parlamenti.
Presidenti duhet ta cmontoje sa me pare kete “kobure” te verber.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb