Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu përmes një postimi ne Facebook, thote se po ndodh nje parodi me konstituimin e kryetarëve të bashkive në vend. Ai shton se kjo parodi mund të ishte evituar n♪7 rast se do zbatohej dekreti i Presidentit per votimet.

STATUSI I PLOTE
Shqiperia pa ekuilibra te demokracise e te te drejtes!
Parodia e konstituimit te “kryetareve” te bashkive po e evidenton kete!
Kjo parodi tragjike mund te evitohej edhe duke respektuar in exstremitas Dekretin e Presidentit per shtyrjen e atyre “votimeve”.
Argumenti kryesor qe u perdor per mos respektimin e tij ishte dhe vazhdon te perdoret, mos funksionimi i Gjykates Kushtetuese, pra pa mundesia e apelimit te tij.
Nje logjike e tille, nqs pranohet duhej e duhet aplikuar per te gjitha institucionet e vendimet e atij niveli.
Pra ne mungese te Gjykates Kushtetuese, asnje ligj a vendim i tille nuk mund te merret.
Duhej e duhet bllokuar funksionimi i Parlamentit si ligjevenes, Qeverise si vendim marese, etj, qe prej dites se kolapsit te Gjykates Kushtetuese.
Por nderkaq Kuvendi voton koncesione, PPP qindra milioneshe ne Euro, ligje, ndryshime kodesh, Qeveria nxjerr akte te rendesishme; dhe e gjithe kjo ne mungese te Gjykates Kushtetuese, i vetmi institucion ku mund keto te apelohen.
Ne fakt ishte kjo gjendje paradoksale nje aresye, qe coi ne fiktivitetin tone si deputete te opozites, nje nga shkaqet kryesore te dorrezimit te mandateve.
Interpretimet e qendrimet parimore ndaj te drejtes e demokracise, ndaj funksionimit te institucioneve qendrore ne mungese te Gjykates Kushtetuese, ose aplikohen per te gjithe kur pranohen, ose per asnje nqs hidhen poshte.
Por kurre nuk mund te aplikohen ne menyra selektive, sepse keshtu shkaterrohen ekuilibrat, mbi te cilat mbeshtet demokracia dhe e drejta.
Kjo po ndodh ne Shqiperi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: