STRASBURG

Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka publikuar foto nga manifestimi i grupit parlamentar demokrat në Strasburg.

Shehu shkruan se sot në Strasburg ishin për të kërkuar ndihmën e mbështetjen e kolegëve europian në rivendosjen e demokracisë e lirive tek ne.

POSTIMI I PLOTË
Sot në Strasburg🇪🇺
Për të protestuar për degradimin e demokracisë në Shqipëri🇦🇱, rrugës sonë europiane.🇪🇺
– Për të sensibilizuar këtë institucion simbol të demokracisë e kolegët europianë aty për realitetin e hidhur tonë.
– Për të kërkuar ndihmën e mbështetjen e tyre në rivendosjen e demokracisë e lirive tek ne.
– Kemi gjithashtu dhe një axhendë të ngjeshur takimesh me grupet parlamentare, kolegët europianë, biseda intensive me median shqiptare e të huaj, në diskutim të çështjeve me të mprehta për Shqipërinë.
❌Në krye të të cilave qëndron izolimi politik i liderit të PD e opozitës, Sali Berisha.
✅Shqipëria ka nevojë për mbështetje nga partnerët tanë për t’u shkëputur nga ky cikël antidemokratik.
Lideri i opozitës është i izoluar, ish-presidenti është arrestuar dhe deputetë të tjerë janë burgosur. Tani është koha të ngremë zërin për një lëvizje popullore në Shqipëri! 🇦🇱

Shehu Fb
Shehu Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb