Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka reaguar menjëherë sapo është mbyllur zyrtarisht votimi në të gjitha qendrat e votimit në vend. Shehu publikon në “Facebook”, sipas tij, të dhënat e pjesëmarrjes në Qarkun e Gjirokastrës.

Sipas tij, qytetarët e Gjirokastrës kanë përbuzur sot farsën elektorale, duke theksuar se kanë votuar vetëm 15.7% e votuesve.

“Qarku i Gjirokastres perbuzi kete farse elektorale. Ne nivel Qarku sot “votuan” vetem 19405 persona ose 15,72 % e “votuesve”. Nje falenderim i thelle per popullesine e ketij Qarku, per keta njerrez fisnike me kontribute te pa shlyeshme ne historine tone, qe gjithmone me qetesine, mencurine e pergjegjeshmrine e tyre i jane kundervene te Keqes ne shekuj.

Nje bravo e madhe edhe per ate mase te votuesve te dikurshem socialiste, qe refuzuan sot kete provokacion te rende ndaj demokracise e pluralizmit shqiptar. Nje mesazh i vertete e i qarte patriotik ky nga Gjirokastra, Libohova, Dropulli, Kelcyre, Permeti, Tepelena e Memaliaj.

Nqs KZAZ-te e pupaceve do te publikojne shifra te tjera imgjinare, i kerkoj te publikojne menjehere listat e atyre qe ”votuan” ( jo per cilin ”votuan”) dhe genjeshtrat do te dalin lehtesisht mbi “uje””, shkruan Shehu.

Shehu
Shehu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb