Ish-ministri i Jashtëm dhe njëherësh deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” është shprehur se qytetarët e Gjirokastrës do të protestojnë me 9 shkurt kundër varfërisë dhe papunësisë.
Ai shprehet mes tjerash se gjatë takimit të sotëm, qytetarët e këtij qarku treguan mbështetje edhe për protestën, që opozita ka thirrur me 16 shkurt.
“Aktivi i PD se Gjirokstres, qe u zhvillua sot, ne bashkerendim me deget e tjera te Qarkut, vendosi qe me date 9 shkurt te protestohet kunder varferise, papunesise, nderprerjes edhe te ndihmes ekenomike, lenies ne harrese te minatoreve per statusin e tyre, sistemit te degraduar shendetesor e arsimor, mos mbeshtetejes se blegtoreve dhe fermereve, mungeses se shpreses per rinjte etj etj.
Nje mbeshtetje e plote edhe ne Gjirokaster per aksionin politik e protesten e dates 16 shkurt ne Tirane. Keshtu u mbyllen sot aktivet e te gjitha degeve te Qarkut”, shkruan Shehu.