GJIROKASTËR

Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu thotë se kryeministri, Edi Rama po përpiqet t’i denigrojë qytetarët e Gjirokastrës si kundërpërgjigje ndaj protestës së tyre.

Postimi i Shehut:

“Rama, denigrim hakmares ndaj Gjirokastriteve! Eshte kjo pergjigja e Rames ndaj “pritjes” qe i bene atij Gjrokastritet e i gjithe Qarku te djelen. Teatralitet cinik, i organizuar e i qellimshem ky, ndaj vlerave te Gjirokastres e Qarkut.
Thellesisht revoltuese kjo per te gjithe ata banore te nderuar. Eshte ky reagimi i tij ndaj kesaj popullesie me vlera te medha kulturore, intelektuale, kontribute te pa llogariteshme ne mijera vjecare te historise sone dhe se fundi ne mbrojtje te demokracise, pluralizmit e europeizmit.
Por ai gabon rende, nuk mund as ta poshteroje dhe as te minimizoje rolin e autoritetin e madh qe ka ky Qark si dhe mesazhet e qarta te tij.
Kjo vecse shton rrezistencen e Gjirokastriteve, Libohoviteve, Dropulliteve, Tepelenasve, Memaljoteve, Kelcyrioteve e Permetareve, perballe ketij rregjimi arrogant, autokrat e perbuzes ndaj dinjitetit e lirise njerrezore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb