TIRANË

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu përmes një reagimi në “Facebook” shprehet se Shqipëria ndodhet nën “grushtin e shtetit”. Demokrati rendit një sërë zhvillimesh, të cilat sipas tij përligjin faktin se Shqipëria ndodhet përballë një realitet të tillë.

Ish-kreu i grupit parlamentar të selisë pohon se në një vend si Shqipëria ku mungon Gjykata Kushtetuese, kur Presidentit nuk i jepen shpjegimet për dislokimin e forcave të ushtrisë në Rinas, atëherë qytetarëve iu lind e drejta dhe domosdoshmëria për  mbrojtjen e demokracisë.

Reagimi i plotë:

“Shqiperia eshte nen nje “Grusht Shteti”!

-Sot kemi nje Parlament te mbushur me deputete pupace “te peshkuar” ne menyre anti kushtetuese nga ”thellesite” e listave, per te plotesuar vendet bosh e “ndertuar” nje opozite ne 3D.

-Kemi nje zv. Minister te Jashtem, qe po ne menyre anti kushtetuese “perfaqeson” vendin si Minister.

-Ndodh nje dislokim forcash te ushtrise e marje nen kontroll prej tyre te aeroportit civil te vendit duke refuzuar publikisht t’i ipen qofte dhe shpjegime Presidentit, detyrim kushtetues ky.

-Vendi nuk ka Gjykate Kushtetuese prej pothuajse dy vitesh, institucioni ky garant i kushtetushmerise, bazuar kjo ne Kushtetuten tone.

-Mungon Gjykata e Larte.

-Besoj se kaq mjafton, per te mos vazhduar me tej me shkelje te drejtash themeltare te njeriut, te prones, lirive, strukturimit institucional etj, etj. Ne keto kushte mbrojtja e demokracise kthehet ne domosdoshmeri popullore”, shkruan Shehu.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb