TIRANË

Ish-deputeti demokrat dhe ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu thotë se Shqipëria aktualisht është nën një grusht shteti kundër demokracisë. Shehu e arsyeton këtë me mungesën e Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij procedura e zëvendësimit të mandateve të deputetëve të dorëzuara në grup si opozitë s’ka bazë ligjore e kushtetuese.

Shehu shkruan se tentativa për të quajtur funksional Kuvendin me një përbërje shumë më të vogël deputetësh se 140 nuk ka asnjë bazë ligjore për numrin minimal të deputetëve të domosdoshëm.

Ndaj ai thotë se kur e gjithë kjo procedurë thelbësore për demokracinë kryhet në mungesën prej më se një viti të Gjykatës Kushtetuese, e vetmja që mund të legalizojë apo jo këto veprime, krijohen tiparet e një grushti shteti.

STATUSI I SHEHUT
Aktualisht Shqipëria, pa Gjykatën Kushtetuese është nën një grusht shteti kundër demokracisë!
Procedura e tanishme e zëvendësimit të mandateve të deputetëve, të dorëzuara këto në grup si opozitë, nuk ka asnjë bazë ligjore e kushtetuese.
Veprimet e Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me këtë nuk janë të pajtueshme as edhe me procedurat ligjore për rastet individuale.
Vendimet e KQZ për zëvendësimin e këtyre mandateve bien ndesh edhe me vendimin e vitit 1993 të Gjykatës Kushtetuese, për zëvendësimin jashtë vullnetit të partisë të tre mandateve të PD në atë periudhë.
Tentativa për të quajtur funksional Kuvendin me një përbërje shumë më të vogël deputetësh se 140 nuk ka asnjë bazë ligjore për numrin minimal të deputetëve të domosdoshëm.
Në kushtet kur e gjithë kjo procedurë thelbësore për demokracinë kryhet në mungesën prej më se një viti të Gjykatës Kushtetuese, e vetmja që mund të legalizojë apo jo këto veprime, krijohen tiparet e një grushti shteti.
Në fakt në të gjithë këtë periudhë vendimet e Kuvendit, të Qeverise etj, kanë qenë të pa ligjshme, përderisa askush nuk mund t’i apelonte ato në atë Gjykatë.
Në këto kushte ka vetëm një zgjidhje politike, ligjore e kushtetuese: fillimi i procedurave për zgjedhje të reja mbi një platformë të pranueshme.
Në të kundërt ideatorët e aplikuesit e këtyre akteve duhet të akuzohen për tentativë për grusht shteti të qeverisjes ndaj demokracisë e ky duhet përballuar si i tillë.

Tritan Shehu 1
Tritan Shehu 1

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb