Pas zgjedhjeve të 30 qershorit nga të cilat dolën kryebashkiakët e rinj, ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu vazhdon të mos pajtohet me këtë ide.

Sipas tij, shumë shpejt do të zhvillohen zgjedhje të vërteta në vend.

STATUSI I PLOTË
Permeti njeh per Kryetar vetem Z.Niko Shupuli.
Dropulli njeh per Kryetar vetem Z.Arqile Decka.
Askush nuk mund t’i zevendesoje keta njerrez te nderuar, drejtues te perkushtuar ne postet e tyre te ligjeshme nepermjet nje farse elektorale, ku muaren pjese vecse nje grusht militantesh si dhe te tjere te detyruar, te cilet paten kurajon t’i pergjigjen presionit me qindra flete votimi te pa vlefeshme.
Pa ligjeshmeria, goditja e Kushtetutes, deformimi I demokracise e ka “jeten” e shkurter.
Shume shpejt “uzurpuesit” do te detyrohen te braktisin ne panik “karriket” e tyre te rembyera.
Shume shpejt zgjedhjet e verteta do te kthejne ne sherbim te atyre komuniteteve me vlera te medha koshience e qytetare, kulture, respekti per ligjin e demokracine, kryetaret e tyre te vertete te nderuar dhe te respektuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: