TIRANË

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu duke sulmuar amxhorancën shprehet se kohërat e gjyqeve komuniste po trokasin sërish në derë të shqiptarëve.

Duke u ndalur tek zhvillimet e fundit politike në vend, Shehu shprehet me ironi se edhe Presidentit i Republikës, Iliri Meta mund të dënohet për “Agjitacion dhe Propagandë” në lidhje me letrën që ky i fundit i ka dërguar Kuvendit.

“Meta do te denohet edhe per “agjitacion e propagande”!Tragjedi apo komedi kjo?  Te dyja se bashku u luajten sot ne Komisionin e Ligjeve te atij cfare mund te quhet “Parlament”, njelloj si ne proceset e dikurshme apo gjyqet ne Byrone Politike.

Meta kerkohet te denohet edhe sepse ne letren qe i dergoi Kuvendit perdor shprehje “ironike e fyese” ndaj tij, u tha nga “prokuroret” aty! Ju kujtohet dikur, kur arrestonin ndonje “fajtor” per akuza te ndryshme, ne fund i fusnin edhe nje tjeter, “agjitacion e propagande”, sipas Nenit 55 me nja 5 vite shtese brenda?! Keshtu po ndodh edhe sot, kur po kerkohet te ringjallet Neni 55, megjithese per momentin i pa shkruar ne Kod. Koherat e gjyqeve te komunizmit, qofte edhe ne Byrone Politike po na trokasin perseri ne dere, edhe Neni 55 i gatshem per tu shkruar, ne fakt si mentalitet e metodike kane ardhur, i pame edhe sot”-shkruan Shehu.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb