Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek ka reaguar lidhur me tritolin e vendosur orët e para të mëngjesit në memorialin e nacionalistit grek Thimio Loli.

Omonia e konsideron ngjarjen një goditje terroriste në zemër të Minoritetit Etnik Grek. Ndërsa shpreh pakënaqësinë e saj ndaj indiferencës së autoriteteve kompetente për të gjetur autorët e vandalizimit para disa muajsh të Monumentit të Thimjo Lloli i lë ato të ekspozuara.

“Nga ana e jonë si një akt të tillë e denoncojmë dhe drejtojmë thirrjen tonë autoriteteve kompetente shtetërore ta trajtojnë me praktikën adekuate të organizatës së strukturuar terroriste që frymëzohet nga urrejtja nacionale dhe vepron me metodat e terrorizmit Islamik. Madje indifirenca e autoriteteve policore për të gjetur dhe dorëzuar në bankën e të akuzuarve ata të cilët para pak muajsh realizuan vandalizimin e Monumentit dhe të Flamurit Grek, e vë në pozitën e bashkëpërgjegjësisë.” thuhet në deklaratë.

Deklarata e Plotë:

Sot në të gdhirë në kryefshatin e trevave të Vurgut, në Krane dhe pikërisht në qendrën e komunitetit, në ambientet e oborrit të Kishës së Hirshme dhe Shkollës, u shënua një goditje e organizuar terririste me përdorim të një sasie të konsiderueshme lëndësh plasëse. Shkas përbën akoma një herë vandalizimi i Monumentit që me nismë të BDMEG OMONOIA, banorëve të fshatit dhe me miratimin e autoriteteve lokale, ishte ngritur para disa vjetësh për të nderuar Kujtimin e luftëtarit legjendar për të drejtat e komuniteteve lokale, Thimjo Lloli.

Monumenti pas këtij akti u shkatërrua tërësisht por përtej kësaj grupi i organizuar që veproi deshi të dërgoj edhe mesazhin se nuk mjaftohet vetëm me vare dhe lloza. Tanimë aktivizohet me metoda të terrorizmit!

Nga ana e jonë si një akt të tillë e denoncojmë dhe drejtojmë thirrjen tonë autoriteteve kompetente shtetërore ta trajtojnë me praktikën adekuate të organizatës së strukturuar terroriste që frymëzohet nga urrejtja nacionale dhe vepron me metodat e terrorizmit Islamik. Madje indifirenca e autoriteteve policore për të gjetur dhe dorëzuar në bankën e të akuzuarve ata të cilët para pak muajsh realizuan vandalizimin e Monumentit dhe të Flamurit Grek, e vë në pozitën e bashkëpërgjegjësisë.

Madje nuk është koinçidencë e rastit që bashkë me të tjera episode të rënda të grabitjeve dhe shkatërrimeve në banesa të pjesëtarëve të MEG, të gjitha ndodhin në kuadrin e gjendjes së brendshme jo të qëndrueshme në Shqipëri dhe në periudhën që pjesëtarë të Komunitetit tonë që jetojnë në Greqi, kthehen masivisht në fshatrat dhe krahinat e tyre.

Nga ana e jonë si BDMEG OMONOIA jemi tanimë orientuar në vendimin që arkitektë dhe artistë pjesëtarë të MEG të realizojnë projektin respektiv dhe propozimin dhe gjithashtu realizimin e një fushate mes anëtarëve të Organizatës,për grumbullimin e fondeve të nevojshme, për ngritjen e një Monumenti të ri të përshtatshëm për Thimjo Lloli-n por edhe për historinë e përpjekjeve tona në vijimësinë e prezencës historike të Helenizmit në trevat amtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb