Një sasi lënde plasëse i është vendosur në derën e banesës një shtetasi, ndërsa nga shpërthimi raportohen vetëm dëme materiale.

Policia bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjtë”, ku në derën e banesës së shtetasit A. F., në orët e para të mëngjesit nga persona ende të paidentifikuar është hedhur lëndë plasëse.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb