PUKE – Policia e Pukës ka vënë në pranga dy persona, të dyshuar si autorë të vendosjes së tritolit në HEC-in e Gjegjanit. Policia nuk bën të ditur identitetin e personave të arrestuar, por thekson se shkak për vendosjen e lëndës plasëse ka qenë një konflikt mes banorëve të zonës dhe pronarëve të HEC-it, për shfrytëzimin e ujit.

Si pasojë e shpërthimit në HEC-in e Gjegjanit është shkaktuar një dëm material në vlerën e 3 milionë eurove, ndërsa s’ka pasur persona të lënduar.

Burime nga policia pohuan se dy autorët, kanë hyrë të maskuar në ambientet e HEC dhe kanë kapur rojen, të cilin e kanë lidhur 600 m larg vendit ku vendosën eksplozivin.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb