MAQEDONI E VERIUT

Pas rezultateve të zgjedhjeve presidenciale, të cilat u fituan nga kandidati i LSDM-së dhe koalicioni Stevo Pendarovski, një pjesë e mediave botërore dhe rajonale kanë shkruar për fitoren e Pendarovskit.

Kështu raportimet vendosin theksin se kandidati fitues, i cili jo vetëm që është i pari Presidenti i parë i Maqedonisë së Veriut (pas ndryshimit të emrit), por njëherësh pohohet se Pendarovskit ka prirje pro-perëndimore.

Pjesë nga shkrimet e mediave:

Reuters: Rezultatet tregojnë se kandidati pro-perëndimor për presidencën të Maqedonisë së Veriut shënon fitore në zgjedhjet presidenciale.

Al Jazeera Balkans: Stevo Pendarovski është presidenti i ri i Republikës së Maqedonisë së Veriut

B92: Pendarovski- president i parë i Maqedonisë Veriore

Sputnik: Pendarovski zgjidhet president i parë i Maqedonisë Veriore

BGNES: Qytetarët maqedonas bënë ndryshimin e fundit institucional në vend. Sot, ata kanë fituar “kështjellën” e fundit të ish-kryeministrit të arratisur Nikolla Gruevski, institucionin e presidentit. Stevo Pendarovski është presidenti i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb