Harry Kane, sulmuesi i Anglisë, u shpreh i lumtur pas triumfi 3-0 ndaj Letonisë.

“Ndeshja ishte e vështirë, u përballëm me një ekip që u mbrojt me 11 lojtarë, por jemi të kënaqur me fitoren dhe ruajtjen e portës së pastër në të dyja ndeshjet”,

“Duhej të ishim të durueshëm dhe Tuchel është i mrekullueshëm; ai u përshtat shpejt me Anglinë dhe është e mrekullueshme ta kemi atë si trajnerin tonë. Energjia, entuziazmi dhe analiza taktike nën drejtimin e tij kanë qenë të nivelit të lartë.

“Ne do të vazhdojmë të përmirësohemi me kalimin e kohës; Tuchel është i lumtur dhe ne jemi të lumtur që e kemi atë si trajner”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb