Futbollistët e Liverpool, Jurgen Klopp dhe stafi i tij teknik do ta kujtojnë triumfin në Champions League gjatë gjithë kohës. Kjo pasi ata do të kenë të stampuar në telefonat e tyre të rinj logon e turneut më të rëndësishëm të futollit europian për klube. Ka qenë kjo ideja e kompanisë “iDesign Gold” për dhuratën e veçantë që kanë marrë kampionët e Europës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Bëhet fjalë për një “iPhoneX”, i veshur me ar 24 karat dhe I personalizuar për secilin pjestar të ekipit të Liverpool, me emrin dhe numrin e tij. Kompania që i ka dizenjuar bën me dije se edhe tifozët mund të blejnë një telefon të tillë, por duhet të paguajnë një faturë të majme, pasi ata kushtojnë nga 2.300 deri në 3.500 paund.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb