Dinamo triumfoi 2-3 ndaj Vllaznisë, duke dhuruar spektakël të vërtetë. Në Shkodër, të besuarit e Ilir Dajës shkuan në dhomat e zhveshjes me epërsi të dyfishtë, pas golave të Zabërgjës dhe Nanit.

Në pjesën e dytë, mysafirët thelluan shifrat, me Nanin që kompletoi dopietën. Ekipi i Brdaric u fut në lojë në minutat e fundit me golat e Çobës dhe Spahisë, pa mundur dot t’i ndryshojë fatin takimit.

Dinamo është në vendin e dytë me 27 pikë, ndërsa Vllaznia është në vendin e katërt me dy pikë më pak.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb