Në qytetin e Kavajës për të 34 vit radhazi u organizua trofeu “26 Marsi”, kushtuar Ditës së Demokracisë. Një turne i organizuar nga Bashkia Kavajë në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Çiklizmit, në të cilin morën pjesë rreth 80 sportistë nga 12 ekipe kombëtare dhe të huaja.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, vlerësoi shumë këtë organizim ku gjithçka shkoi në mënyrë të shkëlqyer, një tjetër provë e rëndësishme, pasi 2025-a është një vit i veçantë për Federatën dhe Shqipërinë qe do të mirëpresë Giro d’Italia.

Pas Kavajës, aktivitet çiklistike do të shpërngulen në Shkodër, por objektivi i vërtetë i Federatës është që për herë të parë të shkojnë në Lojërat Olimpike 2028 me dy çiklistë:

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb