TIRANE

Agjensia shtetërore e Kadastrës po përballet me një tjetër fenomen që pengon regjistrimin e banesave të ndërtuara pas vitit 1991. Problemet e hasura lidhjen me mungesën e dokumentacioneve nga qeverisja vendore e asaj periudhe e cila ka ndarë masivisht troje shtetërore por pa asnjë lloj dokumenti zyrtar.Këtë shqetësim e ka bërë publik kreu i agjensisë Artan Lame.


“Këto troje, në shumicën e tyre janë dhënë pa procedura të rregullta me procedurë që kanë mbetur varur apo edhe pa procedurë fare. Me këto dokumenta qytetarët kanë vijuar ndërtimin dhe në fund janë gjendur përpara situatës ku nuk kanë mundur të regjistrojnë sit ë ligjshme banesat e tyre për shkak të dokumentacionit të mangët të truallit.” -tha Lame



Por çfarë ka ndodhur konkretisht në atë periudhë sipas Lames?

“E them me përgjegjësi që në një pjesë të ratsve procesi I dhëniës së këtyre trojeve ka qënë I parregullt apo I paligjshëm.Por pavarësisht kësaj, faji nuk është I banorëve por I vetë njësive vendore apo kryetarëve të bashkive dhe këhsillave bashkiak që I kanë hyrë këtyre aventurave për të cilat ende sot e kësaj dite pasojat I paguajnë qytetarët të cilët kanë qënë në mirëbesim.” -theksoi Lame.

Për ti dhënë zgjidhje kësaj problematike qeveria ka miratuar vendimin i cili përcakton rregullat dhe dokumentacionin e nevojshëm që mundëson regjistrimin në zyrat vendore të Kadastrës të këtyre trojeve dhe banesave.

“Qytetarët që e vuajnë këtë situatë duhet të fillojnë të grumbullojnë dokumentacionin që kanë pra aktin për dhënine e truallit faturën e pagesës së truallit lejen e ndërtimit përkatëse apo cdo lloj dokumenti tjetëtr provues. Pas kësaj duhet të paraqesin kërkesë pranë zyrave vendore të kadastrës për regjistrimin e truallit dhe obejtktit përkatës.” -u shpreh Lame.

Kalvari I banorëve për të regjistruar banesat e tyre nuk ka mbaruar asnjëherë.Sot në të gjithë vendin janë rreth 13 000 banesa dhe troje në këtë situatë absurd ku rekordin e mban Saranda me rreth 3500 troje te dhëna në këtë mënyrë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb