KUKES


Ndonëse zyrtarisht jemi ende në vjeshtë, dimri ka trokitur në disa zona malore. Mëngjesin e sotëm mali i Gjallices dhe ai i Gramozit janë zbardhur nga dëbora. Kjo ka bërë që tempraturat të pësojnë ulje të konsiderueshme.


Në Kukës temperaturat kanë rënë ndjeshëm ditët e fundit duke sjellë dhe reshjet e parë të dëborës në lartësitë 1900 metra mbi nivelin e detit. Si rrjedhojë maja e Gjalicës u zbardh nga dëbora.


Temperaturat e ulëta në Kukës do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe dëbora pritet të zbresë pas pak ditësh në zonat e ulëta. Ndërkohë shirat e ditëve të fundit kanë sjellë një përmirësim të lehtë të situatës hidrike në kaskadën e Drinit.

Sipas të dhënave të Korporatës Elektroenergjetike, niveli i ujit në basenin e Fierzës ka arritur në 268.5 metra, duke u rritur me 1 metër gjatë javës së fundit. Megjithatë KESH nuk ka vendosur ende në punë agregatët e këtij hidrocentrali me qëllim akumulimin e sasisë së ujit për pjesën e mbetur të vitit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: