Media serbe “Tanjug” shkruajnë se presidenti serb Aleksandar Vuçiç në Tiranë tha ndër të tjera edhe se “Thaçi varet prej nesh”.


Sipas të përditshmes së Beogradit, Blic, Vuçiç “vuri në dukje se kurrë nuk foli për ndonjë model për Kosovën, por për arritjen e një marrëveshjeje” – dhe e bëri këtë duke komentuar deklaratat e fundit të Thaçit, duke përsëritur vazhdimisht se tri komuna nga pjesa jugore e Serbisë Medvegja, Presheva dhe Bujanoci – “duhet të aneksohen nga e ashtuquajtura Kosovë”.


  • foto galeri

“Ti Hashim vepron ashtu siç të themi ne dhe ajo që ndodh në Kosovë varet prej nesh”, citohet duke thënë Vuçiç. Vucic përsëriti se ai kurrë nuk foli për zgjidhje, por për arritjen e një marrëveshjeje. Vuçiç tha se Thaçi “mos të guxojë të përmendë Republikën Srpska”.


“Imagjinoni sikur unë të thosha në Tiranë atë që deklaron Rama kudo shkon, apo deklaron Kolinda Kitaroviçi. Deklaratat nacionaliste nuk i shërbejnë paqes në Ballkan”, ka thënë Vuçiç ndër të tjera.

(d.xh/Balkanweb)