Në emisionin Me zemër të hapur në News 24 është trajtuar sërish rasti i rëndë i vrasjes së 24-vjeçares Eleonora Toçi, e cila u vra nga bashkëshorti Lulzim Toçi.
Babai i të ndjerës, Eleonora Toçit ka tronditur me deklaratat e tij. Ai ka thënë se prindërit e dhëndrit e kanë lënë vajzën e tij pa bukë.
Babai i viktimës shton se prindërit e dhëndrit ia merrnin vajzës së tij edhe asistencën, si dhe e kanë torturuar.
Babai i Eleonorës: Kemi qenë në gjykatë, është bërë shkurorëzimi. Unë pranova për bashkim të çiftit për hatër të fëmijëve. Problem kanë qenë babai dhe nëna e djalit. E kanë lënë pa bukë, ia merrnin asistencën, e kanë torturuar. Edhe bukë nuk iu jepnin fëmijëve. Unë shkoja ndonjëherë iu jepja ushqim. Unë vetë jetoj me asistencë 70 mijë lekë te vjetra vetë i katërti në familje.
(Balkanweb)